Sadiku shënon dhe humb kontrollin gjatë festimit të golit, bën veprimin e turpshëm (VIDEO)

7 Prill 2025, 09:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armando Sadiku

Armando Sadiku është kthyer te goli në Indi. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 88, teksa dyfishoi shifrat në ndeshjen Goa-Bengaluru.

Por, festimi pas golit ishte i pazakontë, me Sadikun që bëri një veprim të pahijshëm drejt pankinës. Të gjithë festuan me Sadikun, teksa nga pankina u kërkua vetëpërmbajtje. Në këtë ndeshje, Sadiku u aktivizua nga stoli.

Ndeshja për një vend në finale u mbyll me fund dramatik.

Miqtë e Bengaluru ngushtuan shifrat pas golit të Sadikut, duke siguruar një vend në finale. 

 

Video