
Real Madrid pësoi një humbje të hidhur në shtëpi, pasi u mposht nga Valencia me rezultatin 2-1.
Një disfatë surprizuese për skuadrën e Ancelottit, në garën për titullin kampion, trofe që bëhet shumë i vështirë për tu arritur.
Vinicius kishte mundësinë të zhbllokonte sfidën në minutën e 13-të, por gaboi nga penalltia. 2 minuta më vonë, miqtë gjetën avantazhin, me Diakhaby, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Vinicius barazoi në minutën e 50-të dhe pas kësaj Reali u hodh në sulm në kërkim të përmbysjes. Valencia përfitoi nga hapësirat mbrapa dhe shënoi golin e fitores me Duro në minutën e 95-të.
Me këtë humbje, Reali mbetet në vendin e dytë me 63 pikë, 3 më pak se Barcelona kryesuese, por katalanasit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.