Bayern Munich merr lajmin e keq para përballjes vendimtare me Interin

14 Prill 2025, 19:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bayern

Bayern Munich duhet të bëjë pa Manuel Neuer edhe në sfidën e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve ndaj Interit.

Gjermanët shpresonin ta rikuperonin portierin veteran për ndeshjen e dytë, por kjo nuk ka ndodhur.

39-vjeçari ende nuk është rikthyer në stërvitje pas problemeve fizike dhe do të jetë jashtë për ndeshjen ndaj Interit në “San Siro”.

Bayern Munich merr lajmin e keq para përballjes vendimtare me Interin

Neuer do të mungojë edhe në fundjavë për ndeshjen e kampionatit ndaj Heidenheim, ndërsa gjasat janë që të rikthehet për sfidën ndaj Mainz më 26 Prill.

Jonas Urbig pritet të mbrojë portën e Bayern Munich ndaj Interit në Milano.

Gjermanët vijnë në këtë përballje pas humbjes 2-1 në shtëpi dhe do të kërkojnë me çdo kusht përmbysjen.

Ndeshja Inter-Bayern Munich do të zhvillohet të mërkurën e 16 Prillit në orën 21:00.

Video