Bayern merr “asist” nga Dortmundi për titullin

18 Prill 2026, 19:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hoffenheim

Java e 30-të e Bundesligës prodhoi disa rezultate surprizë.

Borussia Dortmund u mposht 2-1 në transfertë nga Hoffenheim, me protagonist Andrej Kramaric që realizoi dy gola nga penalltia, në fund të pjesës së parë dhe në shtesë.

Pas kësaj humbjeje, Bayern Munich ka nevojë për vetëm një pikë për të siguruar titullin. Të dielën, bavarezët do të përballen me Stuttgart, ku mjafton vetëm një barazim për të siguruar matematikisht titullin e 13-të në 14 vitet e fundit.

Në ndeshjet e tjera, Leverkusen u mund 2-1 nga Augsburg, ndërsa Wolfsburg fitoi 2-1 ndaj Union Berlin. Werder Bremen mposhti Hamburgun me rezultatin 3-1.


Video