Rama: Protestat të instrumentalizuara politikisht dhe të degraduara në dhunë

14 Nëntor 2026, 12:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama: Protestat të instrumentalizuara politikisht dhe të degraduara

Partia Socialiste po shkruan historinë e integrimit të vendit në BE. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së ku kërkoi përgjegjësi dhe kthjelltësi në drejtim. Duke iu referuar rekomandimit të Komisionit Europian për nisjen gjatë vitit 2027 të përgatitjeve për hartimin e traktatit të anëtarësimit, ai tha se sot Europa është më e prekshme

“KE ka bërë një rekomandim historik për Shqipërinë,. Jo vetëm që vendi ecën në drejtimin e duhur por edhe të ndodhjes së Shqipërisë në pikën më të lartë. I rekomandohet Këshillit Europian të nisë gjatë 2027 përgatitjen për të hartuar traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Dhe dua ta dëgjoj çdo shqiptar që na ndjek. Faqja e fundit e historisë që po e shkruajmë ne, PS, me besimin e shumicës së shqiptarëve e paarritshme deri dje por sot e prekshme. Europa sot është e prekshme me sy. Ky është momenti për të nsiur përgatitjet për traktatin historik ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së. Të mbledhim të gjitha mendjet për ta bërë realitet edhe këtë faqe të fundit”, theksoi Rama.

Në fjalën e tij, Rama përmendi edhe protestat kundër qeverisë, të cilat i quajti të instrumentalizuara politikisht dhe të degraduara në dhunë.

“Kush udhëheq duhet të kuptojë se ku ndodhet vendi kur tymi e zhurma ngrihen më lart se zakonisht, duhet të kuptojë se çfarë është e rëndësishme në ato që janë arritur, çfarë rrezikon të humbasë vendi nën presionin e zhurmës e pengesën e tymit dhe si duhet të ushtrohet përgjegjësia e drejtimit pa e humbur kthjelltësinë e shikimit. Ky është një moment i tillë. Në raportin e zgjerimit, KE ka shkruar një frazë, e cila nuk ka zënë vend siç nuk zë vend asgjë që ka një rëndësi domethënëse për ecurinë e vendit në kushtet kur vendi po jeton presion të brendshëm përmes instrumentalizimit politik të një proteste të nisur për arsye të tjera e të degraduara në ofensivë dhunë kundër qeverisë në dukje por në fakt kundër mënyrës sesi ne duam që Shqipëria të shkojë përpara”.


Video