Grida Duma ikën nga politika, lë mandatin e deputetes. Zbulohet projekti i ri

8 November 2022, 10:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grida Duma ikën nga politika, lë mandatin e deputetes. Zbulohet

Deputetja e PD, Grida Duma ka vendosur të heqë dorë nga mandati dhe të largohet nga jeta politike. Lajmi u konfirmua nga vetë Duma këtë të martë në një deklaratë për mediat.

“Sot kam dorëzuar në Komisionin e Mandateve kërkesën për lënien e mandatit. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni i vetëm që mund të përgjigjem. Më e thjeshta për mua do të ishte të kisha qëndruar, të prisja mos ndodhnin dështimet”, tha Duma.

Burime për VoxNews thanë se ish-deputetja Grida Duma do të drejtojë, emisionin ‘Top Story’ në televizionin Top Channel i cili nis me datë 14 nëntor ora 21:00.

Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit. N

jë ditë më parë mandiatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa vendin e tij do e marrë Petrit Doda. 


Video