Hoqi dorë nga mandati, ja kush e zë vendin e Alfred Rushajt në Kuvend (FOTO)

7 November 2022, 20:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hoqi dorë nga mandati, ja kush e zë vendin e Alfred Rushajt në
Alfred Rushaj

Me heqjen dorë nga mandati i deputetit, vendin e Alfred Rushajt në Kuvend pritet ta zërë një nga kandidatët tek lista jo fituese e PD-së në Qarkun e Tiranës.

Sipas rregullores së KQZ-së, vendin e Rushajt pritet ta zërë deputeti me më shumë vota në listën jo fituese, që në këtë rast është biznesmeni dibran Petrit Doda.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, Petrit Doda arriti të marrë 5987 vota, ndërsa pas tij në listën jofituese renditet Orjela Nebijaj me 5599 vota dhe më pas Asllan Dogjani me 5182 vota.

Mbetet për t'u parë nëse Petrit Doda do ta pranojë mandatin e deputetit të lënë bosh nga ana e Alfred Rushajt.



Video