Data e fundit për të mbledhur propozimet për kandidatët që do t’i nënshtrohen primareve në Tiranë, Elbasan e Durrës ishte 6 nëntori.
Zyrtarisht deri më tani nuk ka ndonjë kandidaturë për kryebashkiak në Elbasan, por flitet shumë se deputeti Luçiano Boçi dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i PD mund të bëhet pjesë e primareve.
VoxNews kontaktoi me deputetin Luçiano Boçin, teksa kandidatura e tij ende nuk është zyrtatizuar. Boçi u shpreh për VoxNews se nëse antarësia e PD në Elbasan do ta propozonte deputeti demokrat do ta merrte në konsideratë.
Burime brenda Partisë Demokratike thane se deri më 12 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat.
3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.