Zbardhet axhenda e vizitës së Bajram Begajt në NATO më 7 Mars, çfarë do diskutohet

3 March 2023, 16:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet axhenda e vizitës së Bajram Begajt në NATO më 7
Jens Stoltenberg

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë më 7 Mars një vizitë zyrtare në NATO.

Kreu i Shtetit do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

Temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.

Në këtë vizitë zyrtyare, Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e Presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës.


Video