Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas 1 ore protestë, Sali Berisha është larguar me makinë nga bulevardi.
Me largimin e tij, nisi edhe shpërndarja e protestuesve.
Me të mbërritur në selinë e PD, Berisha dha një prononcim për mediat. Ndërsa u pyet për audio-përgjimin për 21 Janarin, Sali Berisha e ka cilësuar falsitet dhe mashtrim.
“Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin. Nëse ne shpallim një audio përgjim pa zë, është mashtrim. Ishte totalisht falsitet dhe kjo qe arsyeja. Është një vepër e Ardi Veliut”, tha Berisha.