Kush do e drejtojë PD? Berisha mesazh për gjyqin: Edi Rama do të largojmë nga...

3 March 2023, 13:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush do e drejtojë PD? Berisha mesazh për gjyqin: Edi Rama do të

Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen revolucionit të tij, për të rrëzuar qeverinë Rama.

Edhe pse Tirana është përfshirë nga një shi i hollë, kjo nuk e ka ndalur Berishën dhe protestuesit të qëndrojnë përballë Kryeministrisë.

“Shfrytëzoj rastin t’i bëjë thirrje çdo të riu shqiptar, çdo të reje: bashkohuni me këtë revolucion. Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet, guximi, energjia, i bën ato të pathyeshme para asgjëje. Luftoni për vete, për të ardhmen tuaj. Jam këtu për t’u bërë thirrje mbarë socialistëve shqiptarë, bashkohuni me këtë revolucion”, u shpreh kryedemokrati.

Sali Berisha ka lëshuar dhe një mesazh të fortë për gjyqin e PD, në të njëjtën kohë kur në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për vulën dhe logon e partisë.

“Sot, pasi asgjësoi PS, i hoqi të drejtat, votat, çdo gjë, ai kërkon të asgjësojë dhe PD. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama do të përjashtojmë nga Shqipëria. Ne do jemi këtu sa të jetë toka. Revolucioni ynë ka misionin e madh të shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh ai.


Video