Sot do ketë dhunë? Meta ia “le topin” Berishës: Jam i ftuar në protestë, pres çfarë do ndodhë me revolucionin

3 March 2023, 13:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot do ketë dhunë? Meta ia “le topin” Berishës: Jam i
Ilir Meta

Në një kohë që kreu i grupit të Rithemelimit Sali Berisha ka ashpërsuar tonet duke kërcënuar dhe me veprime të dhunshme nëse gjykata nuk i jep vulën,aleati i tij i ngushtë Ilir Meta është distancuar.

Në një prononcim për mediat, Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ia “la topin” Berishës teksa deklaroi se në protestën e sotme ai është i ftuar dhe do të presë se çfarë do të ndodhë me revolucionin e paralajmëruar nga Berisha.

“Ne jemi të ftuar në këtë protestë edhe po shkojmë me kënaqësinë më të madhe dhe besoj se vetë dinamika e saj, do të tregojë edhe njëherë tjetër angazhimin dhe përkushtimin e gjithë popullit opozitar për të triumfin e revolucionit”, tha Meta.

 


Video