Zbardhen EMRAT, PD cakton 4 kryetarët e Komisioneve që do të drejtojë opozita!

16 September 2025, 15:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhen EMRAT, PD cakton 4 kryetarët e Komisioneve që do të
Gazment Bardhi/ Sali Berisha/ Flamur Noka

Partia Demokratike ka caktuar 4 kryetarët e Komisioneve Hetimore Parlamentare që do të drejtojë opozita në Kuvendin e Shqipërisë gjatë kësaj legjislature.

Emrat u caktuan gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu mesditën e sotme.

EMRAT e zgjedhur nga opozita:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Luciano Boçi.

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa.

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Bardh Spahia.

Demokratët miratuan edhe nënkryetarët e tyre në komisionet e tjera parlamentare.

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - nënkryetar Eno Bozo.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - nënkryetar Oerd Bylykbashi.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - nënkryetar Klevis Balliu.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - nënkryetar Bledi Himci.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - nënkryetar Xhelal Mziu

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - nënkryetar Albana Vokshi.

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale - nënkryetar Ivi Kaso.


Video