Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Tre deputetë të opozitës të cilët munguan në seancën e parë të nisjes së sesionit të ri parlamentar janë betuar ditën e sotme në Kuvend.
Deputetët që u betuan janë Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.
Ndërsa sërish në sallën e Parlamentit mungoi deputetja e PD-së, Jozefina Topalli.
Ajo nuk u paraqit as në seancën e datës 12 Shtator për betim për shkak se udhëtoi drejt Romës, ku djali i saj Genar Topalli celebroi dashurinë në martesë me moderatoren, Cindy Marina.