
Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Selanik, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të dashurën e tij greke 20-vjeçare.
Ka qenë 20-vjeçarja ajo që ka denoncuar rastin në polici.
I riu u arrestua pas denoncimit të bërë nga partnerja e tij 20-vjeçare, e cila e akuzon për përdhunim dhe dhunë fizike.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës së kaluar, në një hotel në Selanik. Sipas dëshmisë së vajzës në polici, gjatë marrëdhënies seksuale, 26-vjeçari është bërë i dhunshëm dhe ka vepruar kundër vullnetit të saj, duke i shkaktuar mavijosje në trup.
E reja ka deklaruar gjithashtu se i riu kishte konsumuar kokainë para aktit.
Pas denoncimit, oficerët e Departamentit të Hetimit të Krimit në Oreokastro lokalizuan të riun në zonën e Stacionit të Ri Hekurudhor të Selanikut, ku edhe u arrestua.
Prokuroria greke ka ngritur padi ndaj tij për veprën penale të përdhunimit, si dhe shkelje të ligjit për lëndët narkotike. 26-vjeçari pritet të dalë përpara gjykatës në orët në vijim./Protothema