“Je sekretar i Edi Ramës”/ Berisha KRITIKA Peleshit: Statutin e partisë suaj të krimit e keni Kushtetutën?

16 September 2025, 12:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Je sekretar i Edi Ramës”/ Berisha KRITIKA Peleshit: Statutin e
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kalimi me procedurë të përshpejtuar i ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, është antikushtetuese.

Kryedemokrati, teksa iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se ai po sillet si sekretar i kryeministrit, Edi Rama.

“Të fillosh detyrën duke shkelur Kushtetutën damkos në mënyrë përfundimtare veten tende, tregon se nuk je gjë tjetër vetëm një sekretar i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama”, tha Berisha.

Ai shtoi se ky është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë, duke shtuar “është puç që i bëhet librit të shtetit vetëm sepse doni të lani duart pas krimit që kryeni”.

“Statutin e partisë suaj të krimit e keni Kushtetutën?”, iu drejtua kreu i PD-së, duke i kërkuar të zbatojnë Kushtetutën.

Sali Berisha: Të fillosh detyrën duke shkelur Kushtetutën damkos në mënyrë përfundimtare veten tende, tregon se nuk je gjë tjetër vetëm një sekretar i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama.

Shkelmimi i Kushtetutës është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë është puç që i bëhet librit të shtetit vetëm sepse doni të lani duart pas krimit që kryeni.

Është provokacion i ulët që ju i bëni rendit kushtetues të vendit, qytetarëve të këtij vendi dhe opozitës, akt i turpshëm. Statutin e partisë suaj të krimit e keni Kushtetutën? Merr vendimin, mblidhni këshillat dhe zbatoni Kushtetutën.


Video