
Diplomatja amerikane Yuri Kim është parë sërish sot në Kryesinë e Kuvendit. Ditën e djeshme ambasadorja amerikane zhvilloi një takim me kryetaren Lindita Nikolla.
Ende nuk dihet arsyeja e kësaj vizite të Kim në Kryesi, mediat shkruajnë se diplomatja Kim mund të ketë një takim me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.
Gjatë takimit të diplomates amerikane dhe kryetares së parlamentit, u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë nën lidershipin e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.