Yuri Kim pas takimit me Lindita Nikollën: Vlerësojmë mbështetjen e Parlamentit për drejtësinë

4 April 2022, 18:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Yuri Kim pas takimit me Lindita Nikollën: Vlerësojmë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, me të cilën diskutoi forcimin e institucioneve demokratike.

“Parlamenti është institucion thelbësor i demokracisë. Vlerësojmë udhëheqjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla që mundëson diskutimin e rregullt të deputetëve në emër të qytetarëve, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve demokratike amerikane dhe shqiptare.

Përshëndesim mbështetjen e Parlamentit për drejtësinë dhe reformat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kundërshtimin ndaj luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë, lidhjet në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, veçanërisht teksa festojmë 100 vite së bashku”, shkruan në Twitter diplomatja amerikane Yuri Kim.


Video