Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Lefter Kokën

4 April 2022, 11:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Lefter Kokën

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Ish-ministri Koka, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të lehtë sigurie.

Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, në Gjykatën e Lartë u regjistrua më datë 7 mars, pasi Apeli i GJKKO caktoi arrest me burg për të.

Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

 


Video