Masakra në Ukrainë, Rama: Sa dhimbje dhe sa turp!

3 April 2022, 21:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakra në Ukrainë, Rama: Sa dhimbje dhe sa turp!
Masakra e ushtrisë ruse në Bucha të Ukrainës, ku me dhjetëra civilë të pafajshëm u gjetën të vrarë rrugëve të qytetit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen e civilëve në Ukrainë nga forcat ruse. Me anë të një postimi në rrejtët sociale, kreu i qeverisë shqiptare thotë se këto krime nuk justifikohen, ndaj duhet një hetim i pavarur

"Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në #Bucha Massacre, #Ukrainë, nga ushtria #ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp!", shkruan Rama.


Video