Ndryshime në PS, ndërpritet mandati i kryetarëve të degëve të partisë

4 April 2022, 14:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndryshime në PS, ndërpritet mandati i kryetarëve të
Pak ditë para kongresit të Partisë Socialiste

Pak ditë para kongresit të Partisë Socialiste, janë zbardhur disa nga vendimet që do të zyrtarizohen pikërisht në këtë ditë.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndërprerje të mandatit 4-vjeçar të kryetarëve të degëve. Zgjedhja e drejtuesve të rinj do të bëhet brenda afatit kohor nga data 1 Maj deri në 31 Qershor.

Vendimi i plotë:

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

KONGRESI I PARTISË SOCIALISTE

Projekt

V E N D I M

Nr_____, datë 09.04.2022

Mbështetur në nenin 32 të Statutit të Partisë;

Për të përmirësuar dhe për të bërë më efektiv drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor;

Për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie, sipas kërkesave të parashikuara në nenet 26 dhe 27 të Statutit që miratoi ky Kongres;

Për të përmbyllur gjithë procesin zgjedhor në strukturat vendore të partisë dhe për të përsosur veprimin organizativ, politik dhe elektoral të tyre;

Me propozim të Kryesisë së Partisë dhe të Asamblesë Kombëtare,

Kongresi i Partisë;

V E N D O S I:

Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;
Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;

Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;
Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;
Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;
Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi.

KONGRESI I PARTISË


Video