A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Ish-presidenti Bamit Topi mendon se ka probabilitet që ish-kreu i PD Lulzim Basha të zgjidhet President i vendit.
I ftuar në emisionin Log në Abc, Topi nuk e përjashtoi si mundësi, por nga ana tjetër shtoi se Basha, sipas tij nuk e meriton.
“Janë dy gjëra, më bëni pyetje si probabilitet apo kërkoni mendimin tim? Si probabilitet ekziston. Te ai kam parë mungesa të forta të karakterit. Është probabël, sepse është faktor me të cilin Rama mund të luajë. Por a e meriton? Nëse do të pyetesha unë do votoja kundër”, tha Topi.