Rama uron Vuçiç për fitoren në zgjedhje, e zbulojnë mediat serbe

4 April 2022, 21:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

  Rama uron Vuçiç për fitoren në zgjedhje, e zbulojnë

I rrethuar nga miqtë e tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç doli para mediave të dielën dhe e shpalli veten fitues të zgjedhjeve. Sipas tij ai ka fituar me 60% të votave dhe se partia e tij e progresit ka dalë me 44% të votave fituese edhe e zgjedhjeve parlamentare.

"Mendoj se ndodhemi para sfidave të mëdha. Por më e rëndësishmja për Serbinë janë marrëdhëniet e mira me vendet fqinje dhe që rruga jonë europiane të vazhdojë më tej", tha Vuçiç.

Ndërkohë, mediat serbe kanë zbuluar mesazhet e urimit që Presidenti Aleksandër Vuçiç ka marrë pas fitores në zgjedhjet e së dielës.

“Kurir” shkruan se Vuçiç ka marrë urime nga liderë të shumtë botërorë mes të cilëve Presidenti i Francës Emanuel Macron, Presidenti rus Vladimir Putin, Presidenti çeke Miloš Zeman, Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev si dhe presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic. Vuçiç ka marrë urime edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, si dhe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.


Video