VIDEOSKANDAL / Kryebashkiaku socialist shan banorët që protestojnë për plehrat: K*rva! Nuk i dua votat tuaja

13 August 2023, 21:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEOSKANDAL / Kryebashkiaku socialist shan banorët që
Banorët telefonojnë kryetarin e tyre


Një video skandal është publikuar në rrjetet sociale ku dëgjohet kryebashkiaku socialist i Divjakës teksa ofendon banorët.

Video është postuar nga deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili thotë se kryebashkiaku Josif Gorrea është "trimëruar" nga karrigia dhe ofendon banorët.

Nga sa kuptohet nga video, banorët janë mbledhur për të protestuar për hedhjen e mbetjeve në tokat e tyre.

Ata thonë se kamiona me plehra kanë ardhur nga Fieri dhe po hedhin plehrat në zonë.

Banorët marrin kryetarin e tyre për të zgjidhur situatën por debati degjeneron shumë shpejt.

Kryetari u thotë se protestën duhet ta kishin bërë para 10 vitesh, dhe ofendon një prej banorëve duke i thënë "Like kurva".

Këta të fundit i kthehen duke i thënë se ka marrë votat e tyre.

Ndiqni videon:


Video