Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë nesër vendin tonë.
Mediat shkruajnë se Meloni do të mbërrijë në Vlorë me një mjet privat, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Pritet që Meloni të vizitojë bregdetin shqiptar, në një kohë kur vendi ynë po përballet me një rritje të madhe të turistëve italianë.
Vizita e Melonit në Shqipëri, ndonëse mendohet se është private, nuk është konfirmuar ende nga zëdhënësit e liderave të dy vendeve.