Fredi Beleri flet nga burgu, zbulon tre porositë që i dha deputetit grek për Miçotaqin

12 August 2023, 15:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fredi Beleri flet nga burgu, zbulon tre porositë që i dha deputetit
Fredi Beleri


Fredi Beleri ka reaguar pas vizitës së deputetit grek nga Demokracia e Re, Angelos Syrigos, i cili e takoi ditën e djeshme në burgun e Tiranës.

Ai thotë se ka kërkuar të marrë menjëherë detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës për të ndaluar, sipas tij, grabitjen e pronave që po i bëhet komunitetit grek në këtë zonë.

Ai thotë se i ka kërkuar deputetit grek që t'i transmetojë kryeministrit të Greqisë, Qirjako Miçotaqi, tre kërkesa; të lirohet nga burgu, të marrë detyrën si kryebashkiak dhe të rrëzohen të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Reagimi i plotë i Belerit:

Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis.

Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin.

Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.

Z. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:

- të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.
- të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.
- të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.

Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore.
Fredi Beleri


Video