Veliaj reagon për kullën e ‘Foltores’: Berisha me Bashën, kokat hëngshin!

12 August 2023, 14:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj reagon për kullën e ‘Foltores’: Berisha me
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar debatin për kullën “Mali i Tiranës” që dyshohet se iu përket aksionerëve të “Foltores” si të stisur nga sherri mes dy copave të PD-së.

Veliaj thotë se çdo procedurë është bërë në mënyrë transparente dhe se janë shpronësuar disa ndërtesa.

Ndërkohë, sipas tij shpronësimi total i gjithë sipërfaqes ka një kosto prej 20 milion eurosh thotë ai.

“Ka shumë njerëz që thonë pse nuk shpronësohet. Bashkia në fakt ka shpronësuar disa ndërtesa. Ka qenë 2 mln euro shpronësimi i shkollës Kosova, por një terren që është 20 mijë metra katrorë me kosto 1 mijë euro metra katrorë të truallit në ndërtim në qendër të Tiranës, sepse ka qenë për ndërtim që në kohën e famshme të Ajdin Sejdisë ka një kosto prej 20 milionë eurosh.

Është shumë kollaj të bësh lajm e të imitosh Mjaftin në vakt. Është mediokre. Është shumë e vështirë të marrësh vendime për të çmontuar një vendim. Ajo zonë ishte dhënë për ndërtim dhe mirëmbajte nga bashkia deri sa të ndodhte.

Të thuash që zbuluan diçka në gusht është patetike. Në korrik u rikonfirmua PD e Vulës dhe nisi sherri me PD e Saliun, kokat hëngshin.

Ndodhi në mënyrë transparente dhe janë paguar 4 milionë euro taksë në Bashkinë e Tiranë. Ishte transparente konkursi, transparente leja”, tha Veliaj për Report Tv.


Video