Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Reagimi i kryeministrit Edi Rama që i doli sot në mbrojtje kullës që do të ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit ka ngjallur polemika edhe më të shumta.
Ndërsa Rama theksonte se si kryeministër atij s'i interesonte se cilët janë aksionerët, por estetika e Tiranës, të shumtë janë ata që shkruajnë se shkrimi ishte më shumë një mbrojtje ndaj Shkëlzen Berishës që dyshohet se qëndron pas ndërtimit të kullës.
Pas reagimit të Ramës kanë plasur edhe memet, ku më pikanti ishte një me Sali Berishën dhe me protagonistë djalin e tij dhe oligarkun Aleksandër Frangaj. Për pronarin e Tv Klan thuhet se është 'sekseri' mes familjes Berisha dhe mazhorancës.