Protestë në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, do vijë edhe kryebashkiaku i Athinës

10 August 2023, 19:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestë në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, do vijë
Fredi Beleri


Një protestë për lirimin e Fredi Belerit është parashikuar të mbahet ditën e hënë në Himarë. Protesta organizohet nga "Omonia" në orën 18:00 në pedonalen në qendër të qytetit.

Sipas mediave greke, në këtë protestë do të marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis, i cili do të mbajë edhe një fjalim.

Që prej arrestimit të Fredi Belerit në 13 maj të këtij viti, Greqia ka ushtruar një presion të madh ndaj drejtësisë në Shqipëri, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Autoritetet më të larta greke kanë kërcënuar publikisht me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kujtojmë se Beleri është pas hekurave pasi u kap në flagrancë duke dhënë 400 mijë lekë për blerjen e 8 votave.


Video