Ministri i Brendshëm Taulant Balla është ka zhvilluar sot një takim me efektivët e policisë në Vlorë që në 72 orët e fundit arritën të parandalojnë dy ngjarje të mundshme kriminale.
Balla i ka falenderuar ata, teksa u ka premtuar se do të bëjë gjithçka që të ndihen më të vlerësuar dhe më të shpërblyer.
Gjatë ditëve të fundit, blutë e Vlorës kanë arritur të prangosin një vrasës të dyshuar me pagesë si dhe kanë arrestuar, në një aksion ditën e sotme, xhaxhain me nipin që transportonin dy mina me telekomandë.
Mesazhi i Ballës:
Falenderoj nga zemra forcat e Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlore dhe njësinë e saj operacionale, të cilat në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, kanë realizuar brenda 72 orëve të fundit dy operacione të rëndësishme për parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Dua t’ju siguroj se do të bëj gjithcka që ju të ndjeheni gjithnjë e më të respektuar, gjithnjë e më të vlerësuar, gjithnjë e më të shpërblyer për atë që bëni për këtë vend!
Dua t’i percjell një përqafim vëllazëror prindërve tuaj, bashkëshorteve, fëmijeve tuaj, motrave e vëllezërve tuaj, të cilët janë mbështetja juaj më e madhe, por janë edhe ata që më shume se sa askush e përjetojnë peshën e uniformës tuaj, për të cilen ju jeni gati të vini në rrezik edhe vetë jetën tuaj! Përgëzime