Dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës kanë tronditur qytetin e Shkodrës. Objekti i parë është në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës. Bëhet fjalë për objektin në pronësi të ish-kandidatit për kryetar bashkie, Xhemal Bushati.
Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në një supermarket, në zonën e njohur si “Rruga e gjan”, pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Kandidati i Partisë Demokratike për Shkodrën Xhemal Bushati në një reagim për VOXNews.al tha se “Nuk kam asnjë konflikt me askënd e bëj gjumin e qetë”.
“Godina ku është vendosur tritoli është në emrin tim, biznesin e kam lënë me qera. Nuk kam asnjë konflikt me askënd e bëj gjumin e qetë. Përsa i përket fushatës time elektorale ishte e qetë dhe unë bëra detyrën time. Lajmin e mora vesh mbrëmë”, tha Xhemal Bushati për VOXNews.al.