Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur sërish, teksa drejtuesit e automjeteve e kanë paguar sot 245 lekë për litër. Kaq e pagoi karburantin në fillim të marsit edhe një zviceran, i cili paguhet mesatarisht 16 herë më shumë se një shqiptar.
Për qytetarët shqiptar, ky çmim është i papërballueshëm. Në Shqipëri qarkullojnë mbi 700.000 automjete, nga të cilat 74% punojnë me naftë.
Qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmimet e tregut. Rritjen e çmimit të naftës prej disa muajsh, ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, e argumentoi me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ibrahimi theksoi se qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmime, por po monitoron situatën për të parashikuar ndërhyrje që mund të bëhen, pa specifikuar cilat mund të jenë ato. Ministrja e Financave tha se çmimi i naftës pritet të ulet në gjysmën e dytë të këtij viti.
Ngritja e Bordit të Transparencës 2 javë më parë
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zhvilluan dy javë më parë një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të naftës.
Ky takim erdhi pas rritjes së cmimeve që kanë pësuar gjithë produktet ushqimore dhe naftës. Gjatë këtij takimi Rama u shpreh se pensionistët do t’i mbështesë qeveria me një shumë që është e barabartë me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë, por do i mbështesë edhe biznesi me çmimet që do vendosë.
Sipas Delina Ibrahimaj Bordi i Transparencës, do vendosë për disa produkte specifike të shportës që kanë peshën më të madhe në konsumin e familjeve me të ardhura të ulëta si për orizin, miellin, qumështin, vajin, sheqerin.
Luhatjet e çmimeve
Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Bordi e uli fillimisht çmimin deri në 203 lekë për litër, pasi në bursa zbriti nën 100 dollarë për fuçi.
Por, më pas nafta u rrit sërish në bursa dhe aktualisht luhatet në rreth 120 dollarë për fuçi.
GRAFIKU: Nafta në bursa 6 muajt e fundit (USD/fuçi)

Edhe pse çmimi në bursë nuk ka pasur rritje të mëdha, Bordi i Transparencës vetëm 1 herë ka ulur çmimin 4 herë të tjera, vetëm e ka ngritur duke kapur gazi çmin rekord prej 10 lekësh. Sipas INSTAT në vend rreth 75 % e automjeteve janë me naftë, pjesa tjetër me benzinë dhe gaz.
Operatorët e tregut pohojnë se ka pasur një ndryshim në formulën se si Bordi e llogarit çmimin e karburanteve. Operatorëve u njihen shpenzimet fikse operacionale, pas kostos së blerjes së mallit, të provuara me dokumente, por pa asnjë marzh fitimi. Kosto shtesë e njohur është rreth 15 lekë për litër.
Ky është një grafik i bërë nga VOXNews dhe shihet si është rritur çmimi i naftës në mënyrë të frikshme në vendin tonë.
Shqipëri dhe Zvicër

VOXNews.al