“Të njihet PD si parti kryesore opozitare”/ Kolegji zgjedhor pranon kërkesën e Bashës për Kukësin!

1 September 2023, 16:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Të njihet PD si parti kryesore opozitare”/ Kolegji zgjedhor

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha kundërshtoi në KAS vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sipas të cilit, kjo parti kishte të drejtë të propozonte vetëm një anëtar në komisionin zonal zgjedhor për zgjedhjet e 24 shtatorit.

Ndërkohë Partia e Lirisë si parti kryesore e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” fitoi të drejtën që të propozonte 2 anëtarë të KZAZ-së Kukës.

Komisioneri në argumentimin e vendimit u bazua në rezultatet e zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku Partia Demokratike u fut në zgjedhje nën emrin e nënkryetarit Enkelejd Alibeaj dhe dhe doli parti e tretë në rang kombëtar.

Që pas zgjedhjeve të 2021-it PD është përçarë në dy grupe dhe në zgjedhjet vendore grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha u fut nën siglën e “Bashkë Fitojmë” në aleancë me partinë e ish-kryeministrit Ilir Meta.

Pjesa tjetër që vijon të mbajë siglën dhe vulën e partisë në mënyrë ligjore u fut vetëm në garë duke humbur në mënyrë të konsiderueshme elektoratin në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare.

PD-ja kërkoi nga KAS që që të njihte këtë parti si si partinë kryesore të opozitës parlamentare, bazuar në numrin e votave të fituara në shkallë vendi për këshillat vendorë në zgjedhjet e 14 majit duke kontestuar mënyrën e përllogaritjes së votave për partitë përbërëse të koalicionit “BF”.

Zgjedhjet e parakohshme bëhen për të zëvendësuar kryebashkiakun e shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici, vetëm pak javë pasi ishte rizgjedhur për një mandat të dytë nën siglën e Partisë Socialiste.

Shkarkimi i tij nga Këshilli i Ministrave erdhi menjëherë pasi në filliom të qershorit qarkulloi në internet një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrë.  Ai u arrestua pak ditë më vonë për “korrupsion pasiv”.


Video