DETAJE/ Stabilizohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos!

1 September 2023, 11:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Stabilizohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos!
Fatos Nano

Stabilizohet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili prej 9 ditësh është i shtruar në një spital privat në Tiranë.

Report Tv shkruan se gjendja shëndetësore e Nanos sot është stabël, ndërsa vazhdon trajtimin. Kujtojmë se ish-kryeministri socialist Fatos Nano, prej ditësh ndodhet në spital ku po lufton për jetën.

Lideri historik i Partisë Socialiste është në intubim pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike


Video