Shqipëria ka marrë sot drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore “SEEBRIG”. Për tre vitet e ardhshme kjo brigadë do të drejtohet nga gjeneral Bilbil Bitri.
Brigada është e përbërë nga 5,000 trupa ushtarake dhe ndodhet në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Shtetet anëtare përbërëse të kësaj brigade janë Greqia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria.
Mesazhi i ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi:
Nga sot Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore SEEBRIG për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore SEDM.
Krenari dhe privilegj që Forcat tona të Armatosura janë vlerësuar në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare.
Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat tre-vjeçar Komandant i Brigadës së Europës Jugindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.
Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.