Drejt përfundimit drafti i amnistisë, pritet të përfitojnë rreth 600 të burgosur

31 August 2023, 09:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejt përfundimit drafti i amnistisë, pritet të
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka publikuar dy foto në Facebook, ku shihet duke punuar në zyrën e tij.

Mbi tavolinën e tij, ministri është duke parë projektligjin e amnistisë.

Sipas Top Channel pritet të përfitojnë amnisti rreth 600 të burgosur. Ky projektligj kërkon 84 vota. Kapaciteti aktual i burgjeve shqiptare është në kufijtë e kapacitetit të tyre.

Sipas TCH, në takimin informal të Tepelenës të qeverisë, ka qene kryeministri Rama ai që ka kërkuar amnistinë. Më pas vete ministri Ulsi Manja ka udhëhequr grupin e punës për hartimin e kritereve te amnistisë.


Video