Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur këtë pasdite me pjesëmarrjen e 18 deputetëve demokratë.
Kjo mbledhje ka si synim kryesor, rishikimin dhe riformalizimin në lidhje me ndryshimet staturore, që priten t’i propozohen Kuvendit Kombëtar më datë 2 shtator. Në këtë datë do të zhvillohet edhe zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike.
Gjithashtu Kryesia e PD-së është në pritje të vendimeve të marra në PD-në e Kukësit, për të caktuar nëse do të kandidojnë për zgjedhjet për kryetar Bashkie me Arif Rexhmatin.
Lista e pjesëmarrësve në mbledhjen e Kryesisë së PD:
1. Lulzim Basha
2. Enkelejd Alibeaj (online)
3. Flutura Açka
4. Jemin Gjana
5. Mirela Karabina
6. Taulant Zeneli
7. Endri Hasa
8. Indrit Sefa
9. Kreshnik Collaku
10. Roland Bejko
11. Gentian Gaba
12. Agron Kapllanaj (online)
13. Fitim Zekthi
14. Gazmend Koduzi (online)
15. Merita Bakiu
16. Xhemal Gjunkshi (online)
17. Taulanda Jupi
18. Orjola Pampuri
19. Arbi Agalliu (online)