Meta hedh akuza të forta nga kampi veror i Jalës: Belerin e burgosi Rama

30 August 2023, 20:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta hedh akuza të forta nga kampi veror i Jalës: Belerin e burgosi
Ilir Meta në Jalë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si personin që ka kërkuar burgosjen e Fredi Belerit.

Nga kampi veror në Jalë, ku po qëndron pas kthimit nga pushimet familjare në Greqi, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama si urdhërues të burgosjes së Fredi Belerit.

“Beleri një i burgosur politik i Edi Ramës. Të gjithë i mbajnë mend kërcënimet publike të Edi Ramës ndaj Belerit. Ai u rrëmbye nga policia e shtetit vetëm 48 orë para se qytetarët e Himarës të shkonin në kutitë e votimit”, deklaroi Meta.

Ai tha më tej se kjo trefon se shteti i së drejtës në Shqipëri ndodhet në gjendje dramatike.

“Kjo situatë pasqyron thjesht gjendjen dramatike ku ndodhet shteti i së drejtës në vendin tonë. Tregon për një mazhorancë të dhunshme që nuk e njeh ligjin”, deklaroi Meta.

Kujtojmë se Beleri është arrestuar nga SPAK me akuzat se ofroi 50 euro për një votë. Për prangosjen dhe mbajtjen në burg të tij, ka patur prova të mjaftueshme si paratë e paguara, dëshmitarët, lista e emrave që do u blehej vota, fotografime dhe përgjime ambientale.


Video