Rama poston “projekt-idenë”: Akademia e Manchester City në Durrës (Fotogaleri)

31 August 2023, 18:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama poston “projekt-idenë”: Akademia e Manchester City në
Akademia e Manchester City në Durrës, projekt-ide

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa foto ku thotë se është “projekt-ideja” e ndërtimit të Akademisë sportive të Machester City në Durrës.

“Projekt ideja e Akademisë së Manchester City-t në Durrës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më herët  u nënshkrua marrëveshja nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako me investitorët.

“Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën”, është shprehur Rama pak kohë më parë.

 



Video