Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për taksimin e prodhuesve të energjisë, për të ndihmuar pensionistët.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se është dakord me këtë taksë, por shtron pyetjen pse nuk ndodhe e njëjta gjë edhe me kompanitë e karburanteve, që sipas saj, kanë thuajse 10 muaj që vendosin çmimet e naftës, më të shtrenjtat në rajon, nën frymën e bordeve komuniste
"Taksë e jashtëzakonshme për energjinë që tu shkojë pensionistëve? Ok! Po pse jo edhe e njëjta për Kompanitë e Karburanteve që kanë thuajse 10 muaj që vendosin çmimet e naftës, më të shtrenjtat në rajon, nën frymën e bordeve komuniste?
Një taksë që mund të shërbejë për të zbutur inflacionin socialist që ka goditur familjet shqiptare që prej 10 muajsh paguajne dpd naftën me +200lek/litër. Një çmim i vendosur nga Bordi Oligarkëve me bekim qeveritar por që pasuron oligarkët dhe shtrenjton çmimet qytetarëve!" shkruan Tabaku.