Rama mbledh ministrat në Vilën 31 në ish-Bllok

4 January 2023, 13:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama mbledh ministrat në Vilën 31 në ish-Bllok

Kabineti i qeverisë Rama 3, do të nisë sot mbledhjen e parë për vitin 2023.

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministrat socialistë pritet të mblidhen ditën e sotme rreth orës 14:00 në ambientet e “Vilës 30” në zonën e ish-Bllokut, ku do të raportojnë për punën e tyre përgjatë vitit të kaluar përpara kryeministrit.

Mbledhja është formale dhe pritet të mos përfundojë me vendime të rëndësishme, si ndryshime në qeveri.

Megjithatë raportohet se mbledhja do të jetë maratonë, dhe mund të zgjasë edhe përgjatë ditës së nesërme.


Video