Rama: 984 laboratorë "smart" brenda vitit 2024, mësimi i gjuhës dixhitale që në klasën e parë

5 January 2023, 12:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: 984 laboratorë "smart" brenda vitit 2024, mësimi i
Rama

Kryeministri Edi Rama vazhdon mbledhjen maratonë me ministrat në "Vilën 31" në ish-Bllok, teksa së fundmi ka dhënë një lajm mbi arsimin.

Ai ka postuar një letër në rrjetet sociale, ku thuhet se 984 laboratorë "smart" do të ndërtohen brenda vitit 2024, teksa 100 janë realizuar deri tani dhe të tjerët janë në proces. Sipas kreut të qeverisë, nga Janari fillon programi i Kodimit.

Krahas fotos, Rama shkruan se laboratorët smart dhe hyrja në mësimin e gjuhës digjitale që në klasën e parë do ta kthejnë hap pas hapi Shqipërinë në një hapësirë shembullore punësimi cilësor për të rinjtë.

“Laboratorët smart dhe hyrja në mësimin e gjuhës digjitale qysh në klasën e parë do ta kthejnë hap pas hapi Shqipërinë në një hapësirë shembullore punësimi cilësor për të rinjtë, ndërkohë që programi i ri vjetor i Kodimit do t’u japë brenda një kohe të shkurtër të rinjve të përfshirë, çelësin për të hyrë tregun global online me paga të larta”, shkruan Rama.

Rama: 984 laboratorë "smart" brenda vitit 2024, mësimi i


Video