Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë sot një tur, duke u ndalur në qytetin e Fierit për të folur rreth ekonomisë shqiptare dhe buxhetin e miratuar nga qeveria e tij për vitin 2024.
Rama tha se nga viti tjetër, paga mesatare në Shqipëri do të shkojë 900 euro. Ai tha se ekonomia e Shqipërisë ka treguar rezistencë dhe se sot është më mirë se ç’ka qenë ndonjëherë.
“Ekonomia është më mirë se ç’ka qenë ndonjë herë. Duhet të bëhet më mirë? Patjetër. Vijmë te buxheti i shtetit, se çdokujt i lind e drejta të thotë unë s’po shof gjë. Vitin e ardhshëm ne do ta çojmë pagën mesatare 900 euro. Të mos harrojmë se një ndër faktet më kokëforta për progresin për të cilin po flas është kokëfortësia e lekut. Vërtet ne e kemi çuar pagën minimale në 400 mijë lekë, e krahasuar me më parë kur ishte 300, 200...është më shumë”, tha Rama.
Por teksa po shpjegonte buxhetin, kryeministrit i është shkëputur sinjali, duke bërë që të ndërpritet transmetimi për disa minuta në Facebook-un e tij.
