Përjashtohen 3 deputetë të opozitës, rrëzuan karriget e parlamentit dhe ndezën fishekzjarre

3 Nëntor 2023, 16:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kaosi në seancën parlamentare

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë tre deputetë të Partisë Demokratike.

Të përjashtuar nga seancat janë deputetët Ervin Salianjo si dhe Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Rreth 15 deputetë të Partisë Socialiste që mblodhën firmat për të kërkuar përjashtimin e kolegëve të tyre të opozitës.

Në shkresë, është kërkuar përjashtimi për Ervin Salianjin, i cili sipas PS është ndihmuar dhe nga deputetët, Petrit Doda dhe Edmond Spaho për të shkaktuar kaos në seancën e fundit parlamentare duke hedhur karriget si dhe duke ndezur flakadanë.


Video