Bardhi për vrasjen e gjyqtarit: Sot Koçiu duhet të jepte dorëheqjen

9 Tetor 2025, 10:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazmend Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Bardhi bën përgjegjës qeverinë si dhe Ministrinë e Brendshme për sigurinë e ulët në institucionet e drejtësisë.

Bardhi: Sot seancën duhet ta kishim nisur me dorëheqjen e ministres. Gjyqtari të vritet në sallë duke dhënë vendimin, dhe ministra e Brendshme të gënjejë opinionin publik se nuk ka detyrime.

Së pari sipas legjislacionit, është detyrë e Policisë së Shtetit të garantojë Sigurinë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ju nxori zbuluar ku publikoi korrespondencën ku kërkonte për shkak të kërcënimeve të gjyqtarëve, kërkonte mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe policia refuzonte.

Kjo çështje nuk mund të kalojë si ngjarje dite apo jave. Kurrë nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. Ngjarja ka tronditur opinionin ndërkombëtar. Shpjegoi se nuk ka punonjës policie, nuk ka shkuar ndonjëherë në gjykatë. Kryeministri duhet të vijë të japë shpjegime. Nuk është ngjarja e parë e rëndë në Gjykatën e Apelit.


Video