“Analistët janë në shërbim të qeverisë”, Berisha kufizon pjesëmarrjen e të vetëve në debatet televizive: Përballje vetëm me përfaqësues të PS

8 Tetor 2025, 19:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Partia Demokratike ka vendosur që përfaqësuesit e saj të marrin pjesë në debatet televizive vetëm nëse përballë do të kenë përfaqësues të Partisë Socialiste.

Vendimi është bërë i ditur nga Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar.

Berisha theksoi se opozita nuk do t’i përgjigjet më, sipas tij, strategjisë së mazhorancës dhe të Edi Ramës, e cila synon që opinioni publik të merret vetëm me opozitën, duke shmangur problemet reale të qytetarëve shqiptarë.

Sipas udhëzimit të ri, asnjë nga zyrtarët e PD nuk do të jetë më i pranishëm në studio televizive përballë analistëve, të cilët Berisha i cilësoi si “në shërbim të qeverisë”.

Ai shtoi se kjo situatë përbën “efektin më të madh të censurës” në vend.


Video