Në shkelje të ligjit, PS nis fushatën elektorale (FOTO)

8 Tetor 2025, 14:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ogerta Manastirliu sot në Njësinë nr.1 në Tiranë

Partia Socialiste ka nisur fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale, disa ditë përpara afatit të përcaktuar nga ligji.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka propozuar që fushata elektorale të zhvillohet vetëm 8 ditë para datës së votimit, që në këtë rast është 1 nëntori, pasi zgjedhjet do të mbahen më 9 nëntor.

Në shkelje të ligjit, PS nis fushatën elektorale (FOTO)

Por në injorim total të ligjit, Partia Socialiste dhe kandidatja e saj për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu kanë nisur sot (më 8 tetor), takimet dhe prezantimet në Njësinë Nr. 1 të Tiranës.

Nuk dihet nëse KQZ, e cila ka përgjegjësinë të verifikojë nëse takimi ka pasur natyrë elektorale, do të reagojë në lidhje me këtë shkelje, apo do të mbyll sytë si jo pak herë të tjera.

Kujtojmë se qytetarët e 6 bashkive (Mat, Cërrik, Tepelenë, Berat, Vlorë, Tiranë) do t'i drejtohen kutive të votimit më 9 nëntor, 2025. /VoxNews



Video