Blerina Gjylameti rikthehet në Kuvend

7 Tetor 2025, 22:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka

Blerina Gjylameti do të jetë sërish deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Largimi nga mandati që Orgerta Manastirliu duhet të bëjë për shkak të kandidimit në Tiranë do t’i hapë rrugë futjes së Gjylametit në Parlament.

Gjylameti, për një grusht votash, mbeti jashtë Kuvendi nga rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku pati një “luftë të hapur” me Olta Xhaçkën deri në kutinë e fundit të numëruar.

Madje ajo iu drejtua KQZ-së edhe me një shkresë ku kërkonte vënien në dispozicion të pamjeve filmike të numërimit të votave të të gjitha qendrave në kryeqytet.

 


Video