“Slogani im është zgjidhje, jo krizë”, Vangjel Tavo: Problemi në Himarë janë pronat!

9 Korrik 2024, 14:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vangjel Tavo

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo në një intervistë, tha se problemi më i madh që ka Himara janë pronat.

Ai theksoi se këtë problem është marrë vetë personalisht që ditën e parë që është caktuar prefekt i Vlorës.

‘‘Ndihem i nderuar të kandidoj për kryetar bashkie në Himarë. Unë do të shpërngulem në Himarë sepse jam akoma në Vlorë por do të jem çdo ditë në kontakt me njerëzit. Kryetari i Bashkisë ka angazhime me komunitetin. Problemi kryesor është regjistrimi i pronave dhe për këtë jam angazhuar që ditën e parë që kam ardhur në Vlorë dhe jam në një pozicion që e them me kënaqësi se janë shpërndarë 1226 certifikata dhe janë gati shumë të tjera të shpërndahen dhe them që asnjë qytetar nuk do të mbetet pa marrë certifikatën e pronësisë, ky është premtimi i kryeministrit por edhe i imi. Këtë nuk e them për fushatë sepse këtu ka shumë probleme të cilat duhen rregulluar, por kjo është një çështje që unë e veçoj nga fushata elektorale’‘, tha Tavo.

Ai foli edhe për kandidatët e mundshëm rivalë në këtë garë, duke theksuar se fokusin do ta ketë te shqetësimet e qytetarëve

Çdo kandidat përballë meje është i mirëpritur. Por nuk do merrem me asnjërin prej tyre. Mua më shqetëson problemet që kanë qytetarët. Nuk do merrem me kandidatët e tjerë. Slogani im është “zgjidhje, jo krizë”. Nuk ka krizë, por zgjidhje të problemeve në Himarë“, tha ai.

Video