Tryeza me KQZ, kryetari i OSBE: Të realizohet vota e diasporës sipas modelit që i përshtatet vendit

9 Korrik 2024, 11:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilirjan Celibashi dhe Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë Michel Tarran

Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë Michel Tarran u ka bërë thirrje palëve politike në vend që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bëjnë të mundur votën e diasporës. Thirrjen, ambasadori i BE-së e bëri gjatë një tryeze të përbashkët diskutimi me KQZ-në për procesin zgjedhor me temë 'Zgjedhjet 2025'.

Sfidë e pazgjidhur ende zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit. OSBE ehte e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Ju ftoj ta shihni prezencën OSBE-së. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje.’- tha Tarran.

Diplomati i OSBE-së bëri thirrje gjithashtu që të realizohet Reforma Zgjedhore e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ndërsa rikonfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e tyre për çuarjen para të procesit.

Prezenca e OSBE-së vazhdon të jetë e angazhuar të mbështesë proceset demokratike dhe integritetin. Transparenca dhe gjithë përfshirja e palëve përbëjnë element themelor të zhvillimit demokratik të vendit. Administrimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka treguar përmirësim nga zgjedhja në zgjedhje.

Me afrimin e zgjedhjeve për Kuvendin është shumë e rëndësishme t’i trajtojmë këto çështje sipas përparësisë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Duhet të kuptojmë sa më mirë vështirësitë që hasim gjatë procesit në mënyrë që të kemi përmirësim të vazhdueshëm. Presim të diskutojmë si institucionet publike i administrojnë denoncimet gjatë fushatave zgjedhore dhe rrugët për të përmirësuar raportimin dhe sfidat për administrimin zgjedhor.

OSBE është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ndihëm teknike sipas nevojës duke nxitur besimin dhe transparencën në procesin zgjedhor. Ja vlen të theksojmë se liria dhe ndashmëria dhe transparenca e procesit zgjedhor nuk kanë vetëm përgjegjësinë e KQZ-së, por janë përpjekje politike e të gjithë aktorëve. Vonesat e mundshme gjatë arritjes së këtij qëllimi kufizojnë kohën në dispozicion të KQZ-së çka mund të ndikojë tek cilësia e proceseve zgjedhore.’- u shpreh Tarran.

Të vënë përballë presionit të kohës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe sinjaleve aspak pozitive për një produkt konsesual me opozitën, socialistët depozituan një ditë më parë të vetëm në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nisma e mbështetur me firmat e 7 deputetëve të PS-së, adreson vetëm reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë detyrim për Kuvendin, si vota e diasporës dhe përcaktimi i herësit për ndarjen e mandateve brenda një force politike apo koalicioni. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë 84 vota, të cilat socialistë nuk i kanë. 

Video